Daçiqi thotë se “është likuiduar” vrasësi i policit

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se vrasësi i policit është likuiduar.

“Pjesëtarët e policisë vranë një person në afërsi të Loznicës”, tha Daçiq, raportojnë mediat serbe, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në orët e para të mesnatës të së enjtes në Loznicë është vrarë polici Nikolla Krsmanoviq, ndërsa është plagosur kolegu i tij Vjekoslav Iliq.

I dyshuari për këtë vrasje është Faton Hajrizi.