Daçiq: Bashkësia ndërkombëtare t’i mbrojë serbët në Kosovë

Kryediplomati serb, Ivica Daçiq, iu ka bërë thirrje përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që t’i marrin seriozisht siç i ka quajtur “aktet dhe provokimet e njëanshme të Prishtinës” dhe siç tha ai “ta mbrojnë popullin serb”.

“Mbroni popullin serb në Kosovë, ky është obligim juaj sipas të gjitha rezolutave dhe deklaratave të organizatave ndërkombëtare, mos e vendosni Serbinë në një situatë të vështirë”, tha ai, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv