Cutrone, Vlahoviq e Pezzella shërohen nga koronavirusi

Tre futbollistët e Fiorentinës, Patrick Cutrone, German Pezzella dhe Dushan Vlahoviq janë shëruar nga koronavirusi. Testet e reja që i janë bërë futbollistëve kanë rezultuar negative.

“Fiorentina është e lumtur të komunikojë se pas testeve të reja të bëra në ditët e fundit, lojtarët Patrick Cutrone, German Pezzella dhe Dushan Vlahoviq kanë rezultuar negativ. Sërish falënderojmë mjekët, infermierët dhe spitalet që vazhdojnë të ndihmojnë të gjithë ata që kanë nevojë në një situatë kaq kritike dhe delikate për shtetin dhe për gjithë botën”, është njoftuar në komunikatën e klubit italian.