Stephen Curry ka treguar aftësitë e tij në ndeshjen kur i është dashur më së shumti skuadrës së tij Golden State Warriors.
Në Golden 1 Center të Sacramentos është zhvilluar ndeshja e shtatë mes Sacramento Kings dhe Golden State Warriors, ku fitorja i ka takuar skuadrës mysafire me 20 pikë diferencë 100:120.
Përderisa dy çerekët e parë ishin të barabartë, në të tretin dhe të katërtin mysafirët bën diferencën duke krijuar epërsi të lartë dhe pas shtatë ndeshjeve me katër fitore e tre disfata kalojnë tutje.
Stephen Curry ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me 50 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.
Andrew Wiggins shtoi 17 pikë, derisa Klay Thompson dha kontribut me 16 të tjera në fitoren e Warriors.




