Çun Lajçi i infektuar me COVID-19, voton nga banesa e tij

Çun Lajçi me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se është infektuar me Covid-19, shkruan lajmi.net.

Si shkak i infektimit, aktori ka votuar nga banesa e tij.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare që janë duke u mbajtur sot ka angazhuar ekipe mobile për t’u mundësuar votimin të gjithë atyre që janë të infektuar me koronavirus.

Postimi i plotë i tij:

Unë votova
Përsonat përgjegjës erdhën n’banesën time
Tek unë i infektuemi me Covid
Dhe ia përcaktova fatin vetës e Kosovës
Tue i përzgjedhë ATA që s’e duen interesin përsonal
Por Atdheun!
Urime KOSOVË!/Lajmi.net/