Çudit kryenegociatorja e Ramës: BE na ka vënë 101 kushte, por sfida e vërtetë është mjedisi

Kryenegociatorja e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka, deklaroi se mbrojtja e mjedisit mbetet një nga kapitujt më sfidues të procesit të negociatave për anëtarësimin në BE.

Gjatë raportimit në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Dhuka theksoi se përmbushja e standardeve europiane në këtë fushë kërkon investime të mëdha dhe të vazhdueshme, si në infrastrukturën publike ashtu edhe në atë private.

Kjo deklaratë qesharake vjen në momentin kur Bashkimi Europian ka bllokuar negociatat me Shqipërinë pasi më shumë se 9 vende kanë shprehur pakënaqësi për çështje që lidhen me sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Ndërkohë, vetë Dhuka e pranoi gjatë raportimit se Shqipërisë i janë vendosur 101 kushte nga Bashkimi Europian për mbylljen e 31 kapitujve.

Ajo nuk sqaroi se çfarë po ndodh realisht me raportin IBAR, por tha shkurt se miratimi i këtij raporti do hapte dritën jeshile për mbylljen e negociatave.

Kujtojmë se Shqipëria pret prej muajsh miratimin e këtij raporti, ndërkohë që çështja e Belinda Ballukut ka bërë që vendet anëtare të mos lejojnë kalimin e tij.

© SYRI.net