Çudit ish-futbollisti i Barcelonës: Messi dhe Ronaldo nuk janë shembull për të rinjtë

Ish-futbollisti spanjoll Bojan Krkiq ka publikuar një dokumentar të quajtur “Bojan Krkić, prapa buzëqeshjes”, i cili tashmë ka ngritur shumë pluhur dhe premierë do të shfaqet të premten.

Krkiq ka vendosur të flasë për problemet psikologjike me të cilat përballen shpesh futbollistët.

Ish-shpresa e madhe e Barcelonës së famshme dhe kombëtares spanjolle, ai nuk e përballoi dot presionin dhe u trajtua nga depresioni dhe ankthi prej vitesh dhe theksoi se Ronaldo dhe Messi nuk duhet të jenë shembull për fëmijët.

“Gjithmonë kam dashur t’i përcjell botës eksperiencat e mia. Njerëzit mendojnë se e gjithë kjo është shumë e bukur, por ka vuajtje, përpjekje. Doja të shpjegoja atë që kam përjetuar. Ky nuk është një dokumentar vetëm për tifozët e futbollit, ai shkon më tej, flet për situata personale dhe na mëson se Messi nuk është shembull. Messi, Cristiano dhe Rafa Nadal nuk janë raste të zakonshme, nuk mund të jenë shembull për të rinjtë. Ata janë të shquar. Suksesi nuk është ai, suksesi mund të aplikohet në skenarë të ndryshëm”, tha Krkiq.

“Për mua Sergio Canales është një sportist i suksesshëm sepse e operoi gjurin tre herë, por arriti të futej në kombëtare. Joselu, 33 vjeç, mbërriti në Madrid. Këto situata janë një shembull suksesi”.

Bojan Krkiq vite më parë karrierë ka bërë te Barcelona, Milani, Roma, Ajaxi, Stoke City e në disa skuadra të tjera.