Ditët e fundit të afatit kalimtar veror si zakonisht mund të sjellin edhe lëvizje befasuese të lojtarëve.
Një e tilla mund të ndodh së shpejti në Premier Ligë, përkatësisht ndërmjet gjigantëve anglezë, Chelseat dhe Manchester United.
Sipas “The Athletic”, “Djajtë e Kuq” dhe “Blutë” janë në bisedime për një marrëveshje që dërgon Marc Cucurellën në “Old Trafford”, përcjellë lajmi.net.
Cucurella nuk është aktivizuar fare në tri ndeshjet e para të Chelseat dhe gjigantët londinez do të ishin të gatshëm ta lejonin që të largohej.
Kalimi i spanjollit te Manchester United do të ishte një operacion mjaftë befasues, por gjithsesi i mirëseardhur për lojtarin i cili po kërkon të ketë më shumë minuta në fushë.