Cuadrado shërohet nga CO VID

Kolumbiani në dy testimet e fundit ka rezultuar negativ, shkruan lajmi.net.

Tani lojtari do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje dhe do përfshihet në listën e skuadrës për ndeshjen e sotme në Superkupën e Italisë kundër Napolit.

Komunikata e Juventusit:

“Juan Cuadrado duke ndjekur protokollin në dy kontrollimet e fundit ka dal negativ në rezultatet e COVID-19. Lojtari do i bashkohet stërvitjes gjatë ditës dhe do përfshihet në listën e skuadrës për ndeshjen e sotme”, shkruhej në komunikatë.

Ndërkohë, kujtojmë se finalja e Superkupës së Italisë nis në ora 21:00.