Cristiano Ronaldo nuk ndalet me golat dhe asistime – i siguron tjetër fitore Al Nassrit

Cristiano Ronaldo ka qenë edhe njëherë vendimtar për ekipin e tij – Al Nassr.

Skuadra e portugezit triumfoi 4-0 në shtëpi ndaj Al Shabab në kuadër të javës së katërt në Superligën e Arabisë.

Pas vetëm 13 minutash lojë, pesë herë fituesit i Topit të Artë e kaloi Al Nassrin në epërsi me një gol nga penalltia.

 

Gjashtë minuta më vonë, portugezi mendoi se ka shënuar, por golin e tij e anuloi VAR-i për një faull në ndërtimin e aksionit.

Mirëpo, 38-vjeçari nuk u dëshpëruar dhe shënoi në minutën e 38-të sërish nga penalltia.

 

Dy minuta më vonë, Ronaldo asistoi te Sadio Mane për rezultatin 3-0.

 

Për golin e katërt u përkujdes Al Ghannam, që realizoi në minutën e 80-të.

Pas javës së katërt, Al Nassr gjendet në vendin e gjashtë me gjashtë pikë, gjashtë më pak se Al Ittihad i Karim Benzemas.

Me këto dy gola, Ronaldo është aktualisht golashënuesi më i mirë në ligë, me pesë sosh dhe dy asistime. /Telegrafi/