Covid-19 në Francë, regjistrohen 1.400 viktima brenda 24 orëve

Në Francë është regjistruar numri më i lartë i vdekjeve nga Covid-19, që nga fillimi i krizës – 1.427 persona i kanë humbur jetët në një ditë.

Sipas mediave franceze, mbrëmë vonë, 607 njerëz kanë vdekur në spitale dhe 820 në shtëpi pleqsh.

Në Francë, numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm, ose më shumë se 11.000 brenda një dite. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar 100.000.

Deri më tani janë shëruar 19.337 pacientë.