Covid-19, mbi 170 mijë viktima në të gjithë botën

Statistikat zyrtare nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA, numri i vdekjeve në gjithë botën nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka shkuar në mbi 170 mijë persona.

Të dhënat e universitetit numëruan 170.042 vdekje, ndërsa numri i rasteve dhe shërimeve është 2.473.209 dhe 646.012.

SHBA vazhdon të jetë vendi më i goditur, duke regjistruar më shumë se 784.500 raste dhe 42.138 vdekje.

Italia zë vendin e dytë për nga bilanci i vdekjeve me 24.114, ndërsa Spanja është e dyta me numrin e rasteve të të infektuarve me 200.210 persona.