COVID-19, lufta për ….?

Shkruan: Almir A. Rushiti
Jetojmë në një shoqëri ku çdo gjë hiperbolizohet, keqinterpretohet, nënvlerësohet, … Tani që po përballemi me të ashtëquajturin “armik i padukshëm”, vallë a jemi vetëdijësuar se kush jemi, çka jemi, çfarë kemi, e çfarë mund të bëjmë?! – ASGJË! Pse? – Fillimisht, Ne ende, në vetvehte, luftojmë me “mitin”: është apo s’është puna e virusit e vërtetë…
Pastaj, pasiguria thellohet mbi atë se: ka apo s’ka ilaç për shërim nga ky virus… Dhe, sapo të arrihet kulminacioni i pasigurisë, arrihet “PIKU” dhe bëhet kalim në gjendje sigurie: s’është asgjë, thjeshtë grip sezonal! Më shqetësuese është fakti se mos vallë ky virus është eksperimenti i radhës për njerëzimin nga njeriu, apo është me të vërtetë sprovë për Ta!
T’a lëmë me një anë këtë, sepse, o njëra o tjetra variant të jetë, Ne jemi brenda atij labirinthi. Çfarë realisht, në këtë situatë, është më shqetësuese dhe sfiduese?! – Arsimi(mi) dhe shëndetësia, arsimi(mi) dhe mjekësia moderne, strukturimi adekuat shtetëror dhe orientimi përballë arsimit, shëndetësisë dhe ekonomisë… Ngase sot, ata që po lodhen e po sakrifikojnë, janë po ata që janë të shtypur, të nënvlerësuar e të lënë pas dore nga TË GJITHË! Më shkon ndërmend të pyes, ashtu kot, sot sa është paga e MJEKUT? – Kam dëshirë t’a di, sa do të duhej të ishte tash, kur kemi TEJMASE NEVOJË për Ta. Apo, sa është paga e MËSIMDHËNËSVE që sollën në dritë këta mjek? – T’a them unë: NJË JETË! Lëre fare pagën, po më kryesorja, kanë vallë mjete për t’a luftuar këtë armik dhe a e kanë arenën e përgatitur për t’a “mirëpritur” e për t’a sfiduar po të njëjtin? – JO! Tash, prap, kot po pyes, ka diçka më shqetësuese se kjo? Kanë vlerë tani pozitat apo paratë, luksi apo reklamimi, thashethemet e mashtrimet, injorimet e hipokrizitë… Të gjithë ulim kokat, me frikë në zemër, dhe në vete përshpërisim: Zot, na shpëto! Pse sot, e jo dje? Pse sot, e nesër me siguri jo? Pse? – Sepse Ne i largohemi asaj se ç’është thelbësorja: TË JESH NJERI! E kjo pandemi, na mësoi gjithësecilin, në shumë këndvështrime, se vërtetë mund të jemi të pasur, por këto para nuk shërojnë asgjë, mund të jemi social- por që respekti na mungon, mund të jemi familjarë – por dashuria na mungon, mund të jemi me punë – por përpjekja na mungon, mund të jemi të vënë në sprovë – por durimi na mungon, mund të jemi intelektual – por të qenurit njeri na mungon, mund të jemi në jetë – por gënjeshtra na rrethon… Pra, ky virus na bëri të mësojmë se kjo është një luftë për vlerë, për dashuri, për respekt, për mirëqenie.
Ky virus na drejtoi drejt rrugës së të formuarit e jetuarit si NJERI!
Covid-19, lufta e njeriut për t’u bërë njeri!