“Covid-19”, Beogradi shpall gjendje e jashtëzakonshme

Kryetari i Beogradit, Zoran Radojiçiq, me sugjerimin e Shtabit të Qytetit për situata emergjente, miratoi vendimin për shpalljen e një situate emergjente në Beograd.Kjo ndodhi shkaku i pandemisë së koronavirusit me qëllim të zbatimit të masave parandaluese për të mbrojtur sigurinë dhe jetën e popullatës. Vendimi hyn në fuqi sot, njoftoi Administrata e Qytetit, raporton Tanjug.