Coutinho ka kaluar në kohë të vështirë që nga viti 2018, ku arriti për më shumë se 130 milionë euro nga Liverpool, transmeton lajmi.net.
Braziliani rrallë herë që ka impresionuar, derisa edhe ka kaluar një edicion huazim, duke fituar Ligën e Kampionëve me Bayern Munich.
Sezonin e fundit, Coutinho kaloi shumicën e kohës duke u shëruar nga lëndimi seriozë në gju, kurse këtë edicion ka zhvilluar më shumë paraqitje.
Coutinho pritet të këtë mundësinë në “Camp Nou”, njësoi si të gjithë bashkëlojtarët, shkaku i arritjes së Xavi Hernandez.
Sipas Sport, Coutinho nuk do hap negociatat me ndonjë klub në afatin kalimtar dimëror. Braziliani vazhdon të synojë të dëshmojë vetën te blaugranasit dhe nuk është gati të largohet në mesin e sezonit.