Courtois do t’i nënshtrohet operimit, jashtë fushave për disa muaj

Thibaut Courtois ka pësuar lëndim serioz në stërvitje me ekipin.

Pak ditë kanë mbetur deri në fillimin e sezonit të ri në La Liga.

Të shtunën Real Madridi luan në udhëtim ndaj Athletic Bilbaos, ndeshjen hapëse në ligën spanjolle.

Në prag të kësaj ndeshjeje, madrilenët kanë marrë një lajm të hidhur.

Bëhet fjalë për lëndimin e portierit të tyre, Courtois.

Lajmin për lëndimin serioz e ka konfirmuar edhe klubi, duke treguar që belgu do t’i nënshtrohet operimit.

“Pas analizave të bëra te lojtari ynë Thibaut Courtois, ai është diagnostikuar me këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë. Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim”, thuhet në raportim mjekësor të klubit.

Portieri i madrilenëve pritet të jetë jashtë fushave për një kohë mjaftë të gjatë nga katër deri në gjashtë muaj.