Coronavirusi arrin edhe në Turqi, raportohet për 12 persona të prekur

10 prej të cilëve raportohet se janë turistë kinezë, njofton Klan Kosova.

Të njëjtit janë pranuar në një spital në provincën Qendrore Anatoliane të Turqisë.

Ministria e Shëndetësisë në Turqi, ka thënë se testet fillestare të tyre janë kthyer negativisht por ata janë ende duke pritur për rezultatet e testeve të gjakut, ku mund të definonin saktësisht transmetimin e virusit.

Pacientët raportohet se janë duke u trajtuar në një mjedis të izoluar nga kontakti me të tjerët.