“Corazon” publikohet nga Don Xhoni dhe Butrint Imeri

Reperi Don Xhoni dhe këngëtari Butrint Imeri ka javë që kanë paralajmëruar projektin e tyre të cilin e lansuan mbrëmë, shkruan lajmi.net.

“Corazon” mbanë titullin bashkëpunimi mes dy artistëve i cili ka filluar të pëlqehet shumë ani pse nuk ka shumë orë që u lansua.

Artistët e kanë shoqëruar këngën po ashtu me videoklip, ku arriti gati 400 mijë shikime që nga ora 00:00.

 

Theksojmë se ky është bashkëpunimi i parë mes dy artistëve por mbase nuk do të jetë i fundit.

Këngën e keni aktive në të gjitha platformat digjitale.