Conte: Unë i konsideroj lojtarët e mi më të mirët në botë

Trajneri i Tottenham Hotspurs, Antonio Conte nuk ka dyshime në lidhje me cilësinë e skuadrës së tij, pasi vlerëson lartë lojtarët që posedon.

Trajneri italian po fliste pas humbjes së turpshme të klubit në FA Cup në raundin e pestë ndaj skuadrës së Championship, Middlesbrough.

‘Boro’ tani ka eliminuar radhazi dy nga skuadrat kryesore të Ligës Premier, Manchester United dhe Spurs.

 

Duke folur pas ndeshjes për gazetarët, Conte mbrojti lojtarët e tij edhe përkundër eliminimit.

“Unë jam trajneri i kësaj skuadre dhe kur ju jeni trajneri i këtij ekipi, lojtarët tuaj janë më të mirët në botë”, ka thënë fillimisht Conte.

 

“Për mua është e njëjta gjë. Atëherë me siguri mund t’i konsideroj lojtarët e mi më të mirët në botë, por ne mund të punojmë dhe mund të përmirësohemi për të ardhmen dhe gjithashtu të reflektojmë për këtë humbje”.

“Kjo humbje duhet të më lëndojë mua, lojtarët e mi dhe të gjithë ata që punojnë në Tottenham”, përfundoi trajneri italian.