Conte: Mezi pres të nisi punën, verën e kaluar marrëveshja dështoi shkaku i Interit

Tekniku italian nënshkroi kontratë dyvjeçare me klubin londinez, që do ta mbajë te Spurs deri në vitin 2023, shkruan lajmi.net.

Conte thotë se ndihet shumë i lumtur me rikthimin në Premierligë dhe mezi pret të nis punën te Tottenham.

“Jam shumë i lumtur që u riktheva si trajner dhe për të bërë në një klub që ka ambicie të jetë protagonist sërish. Tottenham ka një ndër stadiumet më të mira në botë”.

“Mezi pres të nisi punën me skuadrën dhe tifozët me pasion. Verën e kaluar marrëveshja nuk ndodhi sepse ishte i shpejtë fundi me Interin dhe emocionet ishin të përfshira gjithashtu, kështu që mendova se nuk ishte koha për t’u rikthyer punës së trajnerit”.

“Tani që mundësi mu dha sërish, e kam zgjedhur me bindje të plotë”.

 

Për momentin, Tottenham zë pozitën e nëntë me 15 pikë, 10 më pak se lideri Chelsea, derisa në ndeshjen e radhës është mysafir i Evertonit.