Conte: Guardiola është trajneri më i mirë në botë

Antonio Conte do të përballet me Pep Guardiolën të shtunën në mbrëmje, teksa Tottenhami do të vizitojë Manchester Cityn në stadiumin “Etihad”.

City është lideri aktual i Premier Leagues, me nëntë pikë më shumë se Liverpool, dhe është i freskët pas fitores 5-0 si mysafir ndaj Sportingut të Lisbonës në Ligën e Kampionëve.

Duke folur para ndeshjes, trajneri italian e njeh mirë sfidën që ka përpara.

“Sigurisht që do të jetë një lojë e vështirë për ne, por në të njëjtën kohë, ne duam të përpiqemi të luajmë dhe duam të përpiqemi ta përdorim këtë lojë edhe për të pasur një hap për përmirësim”, tha ai në konferencën e tij për shtyp.

Conte nënvizoi pse beson se Guardiola është trajneri më i mirë në botë.

“Mendoj se po flasim për trajnerin më të mirë në botë, sepse ai e tregon këtë në shumë ekipe, në shumë situata të ndryshme, se është mirë të ndërtosh diçka të rëndësishme dhe nëse klubi e mbështet atë, sepse kur qëndroni në Barcelonë dhe Bayern Munich dhe pastaj Manchester City, këto klube donin të investonin tek ai dhe ai e shpërbleu këtë besim”, tha ai.

“E përsëris kur sheh një skuadër të Pep Guardiolës, mund të shohësh një ide futbolli dhe kupton që ka shumë punë në skuadër dhe kjo punë është ideja e tij dhe për këtë arsye është për mua në këtë moment trajneri më i mirë në botë”, theksoi Conte.

“Manchester City për mendimin tim është favorit për të fituar ligën këtë sezon dhe gjithashtu është një nga favoritët për Ligën e Kampionëve, sepse ne po flasim për një skuadër që është shumë e fortë në çdo aspekt – unë nuk shoh dobësi në këtë ekip”. /Klankosova.tv/