Sipas gazetës La Repubblica, Antonio Conte ëndërron të jetë trajner i Manchester United, për të ndjekur hapat e Sir Alex Ferguson.
Conte i cili humbi katër nga pesë ndeshjet e tij të fundit të Tottenham Hotspurs, pritet të largohet nga Londra në fund të sezonit, pavarësisht se kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2023, raporton La Repubblica, transmeton lajmi.net.
Për trajnerin e Tottenhamit janë të interesuar edhe skuadra e PSG, nëse Mauricio Pochettino largohet.
Pochettino po ashtu lidhet me stolin e Manchester United, tash e disa kohë.




