Conte: E prisnim parashikimin për rënien rekord të PBB-së italiane

Parashikimet e Komisionit Europian, që i dhanë Italisë perspektivën më të keqe ekonomike në BE, nuk janë surprizë, tha sot kryeministri italian, Giuseppe Conte.

“Fatkeqësisht është një rënie e konsiderueshme, që ne e kishim parashikuar”, tha ai, pasi Komisioni parashikoi një tkurrje prej 11,2 % të PBB-së së vendit për vitin 2020.

“Ne nuk duhet ta lejojmë veten të trembemi nga rënia e PBB-së, e cila pritej gjerësisht”, vazhdoi Conte, duke bërë thirrje që përqendrimi të zhvendoset në aftësinë e vendit për të rimarrë veten.

Gjithashtu, ai paraqiti një paketë masash të krijuara për të shkurtuar burokracitë dhe të miratuara brenda natës, si pjesë e përgjigjes së qeverisë së tij ndaj krizës.