Conte dëshiron që sa më parë të bëhet trajner i Unitedit

Antonio Conte është tejet i interesuar që të marrë drejtimin e Manchester Unitedit.

Trajneri italian është aktualisht i pa punë, që kur u largua nga Interi në fund të edicionit të kaluar.

Edhe pse e riktheu titullin e Serie A-së te Nerazzurët pas më shumë se një dekade, Conte nuk gjeti gjuhë të përbashkët me klubin që të vazhdonte.

Andaj, ai tani po kërkon që të kalojë te Manchester United, për të dëshmuar se është njëri ndër më të mirët.

Ole Gunnar Solskjaer mund të shkarkohet deri në muajin dhjetor, por që italiani dëshiron të jetë më herët në krye të skuadrës.

Conte e kishte fituar qysh në edicionin e parë me Chelsean Ligën Premier, derisa në të dytin FA Cup-në, për t’u shkarkuar më pas.