Çongradin ia sjell ndërmend Daçiqit krimet e Serbisë mbi shqiptarët

Nga SNEZHANA ÇONGRADIN (Snežana Čongradin)*

Gjatë luftës në Kosovë u vranë rreth 13.500 njerëz. Me 10,812 të vrarë, shqiptarët e Kosovës përbëjnë numrin më të madh të viktimave, të pasuar nga serbët me 2,197, ndërsa romët, boshnjakët, malazezët dhe joshqiptarët e tjerë përbëjnë 526 viktima.

Gjatë luftës së Kosovës, mbi 800,000 shqiptarë të Kosovës u dëbuan nga shtëpitë e tyre nga forcat serbe të sigurisë. Këto të dhëna theksohen në raportin e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, ku thuhet se nga 23 mars deri më 9 qershor 1999 nga Kosova janë larguar 862.979 refugjatë.

Një shifër e ngjashme përmendet edhe në raportin e OSBE-së, i cili thotë se 863,000 civilë janë dëbuar nga Kosova ndërmjet marsit dhe qershorit 1999.

Ndërkohë, Amnesty International thekson se “deri në fund të luftës së Kosovës në qershor 1999, më shumë se gjysma e popullsisë civile të Kosovës jetonin në kampet e refugjatëve në Shqipëri dhe Maqedoni.

Pra, Ivica, dëgjove e kuptove?

*Snezhana ÇONGRADIN është kolumniste tejet e guximshme serbe. Ajo kundërshton haptas e me një stil të mprehtë regjimin e djeshëm serb të Millosheviq-Sheshelit si dhe të sotmin e Vuçiq-Daçiqit. Fragmenti i mësipërm është marrë nga kolumna e saj në gazetën opozitar DANAS të Beogradit. Zëra opozitarë kurrë nuk kanë munguar në Serbi.