Bea Perez, kreu i qëndrueshmërisë mjedisore në kompani, tha se për BBC se konsumatorët ende dëshirojnë t’i përdorin shishet e plastikës për shkak të prakticitetit, dhe kjo është arsyeja pse nuk do të heqin dorë nga përdorimi.
“Ne nuk bëjmë mirë nëse nuk kujdesemi për konsumatorët. Kjo është arsyeja pse, ndërsa ne ndryshojmë infrastrukturën tonë të prodhimit të shisheve dhe prezantojmë një sistem riciklimi, kështu që duhet t’u tregojmë konsumatorëve se cilat janë përfitimet. Ata do të ndryshojnë me ne,” tha ajo.
Perez gjithashtu tha se ajo respekton idealizmin e aktivistëve të rinj, siç është 19-vjeçarja Melati Vijsen, e cila vitin e kaluar, me ndihmën e motrës së saj Isabel, i bindi autoritetet e Bali në Indonezi që të ndalojnë qeset plastike për një përdorim, pasi ky lloj plastike ka bllokuar detet përreth dhe ka dëmtuar jetën detare.
Ndryshe, gjiganti i pijeve Coca-Cola prodhon rreth tre milionë ton paketim plastik në vit, që është 200.000 shishe në minutë. Në vitin 2019, organizata humanitare Break-free shpalli Coca-Cola ndotësin më të madh në mesin e markave.