Çmimi i naftës rritet ndërsa afrohet afati i Trumpit për Iranin

Ndërsa afati i Donald Trump për Iranin, për të arritur një marrëveshje ose për të përballuar sulme mbi infrastrukturën civile, po afrohet, çmimi i naftës përsëri është rritur.

Një fuçi nafte e llojit Brent, që shërben si referencë, po luhatet rreth 111 dollarë, duke qëndruar mbi 100 dollarë që nga e enjtja e kaluar në mëngjes.

Çmimi mesatar për fuçi vitin e kaluar ishte 69 dollarë.

Kjo rritje lidhet kryesisht me mbylljen efektive të Ngushticës së Hormuzit, e kontrolluar nga Irani, rruga kyçe për transportin e naftës dhe gazit të lëngshëm që përbën rreth 20 për qind të furnizimit global.

Disa anije aziatike kanë arritur të kalojnë, por nuk kanë dhënë detaje se si kaluan apo nëse kanë paguar taksat e kalimit, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.