Çmimi i mishit në nivele rekord, qytetarët: “Po kursejmë për ta blerë”

Një kilogram mish viçi 1200 denarë, mishi i lopës 800 denarë, mishi me koc 600 den. Këto janë çmimet e mishit më të lirë në disa mishtore të vendit. Në disa tjera, çmimi i mishit të vicit arrin edhe 1400 denarë.

Shitësit pas kamerave thonë se këto rritje nuk lidhen me muajin e Ramazanit, por janë pasojë e shtrenjtimeve të përgjithshme, të cilat kanë ndikuar edhe në çmimin e mishit. Qytetarët nga ana tjetër ankohen se me këto çmime, mund t’i lejojnë vetes vetëm disa copa mish në muaj, e për një kilogram të plotë, duhet të kursejnë nga shpenzimet tjera.

Mishi është shtrenjtë 20 euro, ku shkojmë kështu, asnjëherë nuk ishte kaq, u shpreh një qytetar.

Shtrenjtë është por nëse e krahasojmë me atë që nuk ka bagëti në Maqedoni atëherë çmimi është real pasi të pyesim një blegtorë që e ruan një lopë për atë ky çmim është real pasi ushqimi i bagëtive është shtrenjtuar por se ne e kemi standardin e ulët çfarë të bëjmë.” ”Mishi është i pandarë tani për ramazan! Po, shtrenjtë është por për iftare përsëri ka,” tha një qytetar.

“Jashtë është tetë apo 10 euro mishi. Në cilin shtet? Në Austri, Vjenë. Këtu çmimi ishte 20 euro! Si të mund ta mbaje ky popull ç’të them, nuk e di si e çojnë por shteti duhet të ketë kujdes për popullin,” tha një tjetër qytetar.

“20 euro ishte një kilogram mish, si e komentoni këtë çmim? Për kushtet tona është i shtrenjtë por çfarë të besh,“ u shpreh qytetari.

Sipas ekspertëve të tregut, çmimet e larta janë pasojë e kostove të rritura për ushqimin e bagëtive dhe rënia e numrit të bagëtive çdo vit. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i bagëtive ka shënuar rënie në vitet e fundit dhe atë 3.2 % më pak se një vit më herët. /alsat.mk