“Më shumë do të ecin në këmbë, s’ka mjete, s’ka para. Do kthehen biçikletat si në Kinë, edhe dy a tre muaj edhe të gjithë me biçikleta”, tha një qytetar.
Kështu shprehet një qytetar i cili komenton rritjen e djeshme të çmimit të naftës. Sipas tij, këto çmime janë të papërballueshme dhe do të detyrojnë qytetarët që të reduktojnë përdorimin e automjeteve.
“Situata është alarmante, kemi problem të madh. Do të mungojë përdorimi i veturave, për shkak të çmimit të naftës, 85 denarë është çmim i lartë për standardin tonë. Po si do ia bëjnë qytetarët? Zoti e di, duhet Qeveria t’i rregulloje këto punë çfarë të bëjnë qytetarët”, tha një qytetar tjetër.
“Me këto çmime të naftës, po, dhe NQP-ja është transportues i dobët, nuk ka autobusë, dhe do të ngasim biçikleta ose trotinete ose në këmbë, kjo është. Do të jemi komb më i shëndoshë”, tha qytetari.
“Në Holandë është shumë bukur dhe pastër, nuk do të thithim ajër të ndotur. Pra t’i rikthejmë biçikleta? Po, t’i rikthejmë”, tha qytetarja.
“Do të ngasim, biçikleta!”, tha një qytetar tjetër.
Para rritjes së çmimit të derivateve në shumë pompa të karburanteve u krijuan kolona të gjata të automjeteve të cilat pritnin të mbushin rezervuarët. Çmimi i naftës u rrit për 14,5 denarë për litër ndërsa çmimi i benzinës u rritën për 5 denarë për litër. /Alsat.mk.



