Çmimet e derivateve të naftës ulen për gjysmë denari

Për gjysmë denari do të lirohet benzina, dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri prej sonte në mesnatë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Çmimi i ri i Eurosuper BS-98 do të jetë 68 denarë për litër, 70 denarë do të jetë Eurosuper BS-98, 62,5 denarë litri i Eurodizel (D-V), ndërsa 51,5 denarë litri i EL-1.

Çmimi i mazutit M-1 NS do të rritet për 0,305 denarë dhe një kilogram do të shitet për 38,548 denarë.

Ulja e çmimeve të derivateve të naftës mesatarisht do të jetë 0,48 për qind. Vendimi i Komisionit Rregullator për Energjetikë është sjellë në bazë të çmimeve të derivateve të naftës në tregun botëror dhe kursit të këmbimit të denarit ndaj dollarit në shtatë ditët e fundit.