Çmimet e derivateve të naftës mbeten të pandryshuara

Komisioni Rregullator për Energjetikë sot vendosi që çmimet e benzinës, dizelit dhe vajit ekstra të lehtë mbeten të njëjta.

Nga mesnata për 1.611% do të rritet çmimi i Mazutit M-1 NS, njoftojnë nga KRRE.

EuroSuper BS-95 një litër do të shitet për 60 denar, EuroSuper-98 për 62 denarë për litër, ndërsa një litër dizel do të shitet për 52.50 denarë. Ndërkaq Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet për 52 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS rritet për 0.412 denarë për kilogram dhe nga mesnata do të jetë 26,121 denarë për kilogram.