Çmimet e arit dhe argjendit kanë arritur nivele rekord pas kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump, për të vendosur tarifa të reja ndaj tetë vendeve evropiane që kundërshtojnë marrjen nën kontroll të Grenlandës prej tij.
Ari arriti në 4.689.39 dollarë për ons (28 gramë) të hënën, ndërsa çmimi i argjendit u rrit në çmim rekord prej 94.08 dollarësh për ons.
Metalet e çmuara shihen si asete më të sigurta për t’u mbajtur në kohë pasigurie, dhe çmimet si të arit ashtu edhe të argjendit janë rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar.
Përplasja lidhur me të ardhmen e Grenlandës është përshkallëzuar pas kërcënimit të SHBA-së për tarifa shtesë dhe ka raportime se Bashkimi Evropian po përgatitet të kundërpërgjigjet.



