CMG: Shikimi i ekonomisë kineze në sistemin e koordinatave ndërkombëtare

foto nga CMG

“Në një qendër të automjeteve elektrike në Kinë, inxhinierët e ‘Volkswagen’-it kërkojnë mendime dhe përvojë për shpejtimin e prodhimit…” thuhet në një artikull me titull: “Kompanitë perëndimore të automjeteve po mësojnë të arrijnë homologet kineze në automjetet elektrike”, të botuar ditët e fundit në uebsajtin e gazetës amerikane “The Wall Street Journal”.

Për tetë vjet me radhë, Kina ka zënë vendin e parë në botë për vëllimin e prodhimit dhe të shitjes të automjeteve me energji të reja. Kjo është një pasqyrë e lulëzimit të ekonomisë kineze. Nëpërmjet sistemit të koordinatave ndërkombëtare, mund të kuptohet më mirë ekonomia kineze, shprehet Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një artikull të tij.

Ritmi i rritjes ekonomike është një tregues i dukshëm. Në tre tremujorët e parë të këtij viti, ekonomia kineze pati një rritje prej 5.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë që ShBA-ja dhe Eurozona u rritën përkatësisht 2.4 dhe 0.5 për qind. FMN-ja dhe Organizata e Bashkëpunimit dhe e Zhvillimit Ekonomik e rritën parashikimin e ekonomisë kineze në vitin 2023 përkatësisht në 5.4 dhe 5.2 për qind. Si rrjedhim, edhe shumë institucione të njohura financiare, si “JP Morgan” “Morgan Stanley”, “City Bank” etj., e ngritën parashikimin e tyre për rritjen e ekonomisë kineze mbi 5 për qind. FMN-ja parashikon gjithashtu se sivjet kontributi i ekonomisë kineze në rritjen e ekonomoisë botërore do ta kalojë 30 %.

foto nga CMG

foto nga CMG

Si është perspektiva e ekonomisë kineze? Pjesa më e madhe e institucioneve ndërkombëtare kanë të njëjtin vlerësim, shkruhet në komentin e CMG-së.

Le të shohim edhe korporatat shumëkombëshe, vijon artikulli. Nga janari deri në tetor, në Kinë u krijuan 41947 ndërmarrje të reja me investime të huaja, shifër kjo 32.1 për qind më shumë në krahasim me dhjetë muajt e parë të vjetshëm. Në syrin e shumë biznesmenëve të huaj, “biznesi me Kinën” nënkupton lehtësinë. Nga vjen kjo lehtësi?

Kina ka sektorin e prodhimit më të plotë sa u përket kategorive dhe më të përsosur sa i përket sistemit, dhe ka zënë vendin e parë për 13 vjet me radhë në këtë drejtim. Duke marrë si shembull “Tesla”-n, në artikullin e CMG-së thuhet se tani mbi 95 për qind e pjesëve të këmbimit që përdoren në superfabrikën e kësaj kompanie në Shangai janë prodhuar në Kinë dhe nga linja e montimit nxirret një automjet elektrik në më pak se çdo 40 sekonda.

Lehtësia ka sjellë përfitime. Falë tregut kinez të konsumit numër dy në botë, si edhe tregut më të madh të shitjes me pakicë në internet në botë, norma e rentabilitetit të investimeve të huaja të drejtpërdrejta në Kinë gjatë 5 vjetëve të fundit është 9.1 për qind, në Evropë dhe ShBA 3 për qind, ndërsa në ekonomitë e tjera të reja, si Brazili, Afrika e Jugut dhe India, 4-8 për qind.

foto nga CMG

foto nga CMG

Duke e vendosur në sistemin e koordinatave ndërkombëtare, bota e ka më të qartë paraqitjen e ekonomisë kineze. “Ekonomia kineze ka ruajtur elasticitetin e madh dhe faktorët e favorshëm për vijimin e kësaj rritjeje, dhe qeveria ka mjaft mjete për rregullimin e politikave. Prandaj, jam shumë optimist për ekonominë kineze,” tha Neil Bush, presidenti i Fondacionit “George H. W. Bush” për Marrëdhëniet ShBA-Kinë. Këto fjalë është mirë që t’i dëgjojnë disa njerëz në Perëndim, përfundon komenti i CMG-së. (Wang Lei/ Artan)