CMG :Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, moment me rëndesi për të forcuar paqen,miqësinë dhe solidaritetin

Pas një muaji, do të hapen Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Gjithë bota pret që ky takim madhështor sportiv të zhdukë mosmarrëveshjet dhe të shtojë forcat, duke i sjellë njerëzimit shpresë gjatë pandemisë.

Sot bota po përballon shumë sfida: vazhdimi i pandemisë së COVID19, ndodhja shpesh e krizave të besimit, mosmarrëveshjeve dhe konflikteve mes vendeve të ndryshme, si edhe ndërhyrja e faktorëve politikë në sportet. Në këtë sfond, organizimi me sukses i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit do të forcojë sigurisht miqësinë mes popujve të ndryshëm dhe besimin e njerëzve për mposhtjen e pandemisë.
Me afrimin e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, bashkësia ndërkombëtare ka bërë gjithashtu thirrje për bashkim dhe për kundërshtimin e politizimit të sporteve. Ditët e fundit, kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach theksoi në një artikull në revistën “Olympic Review” se Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 do të jenë një moment i rëndësishëm për bashkimin e botën me anën e paqes, miqësisë dhe solidaritetit.
Kurse koordinatori i OKB-së në Kinë Siddharth Chatterjee tha: “Teksa pandemia po rrënon jetën e njerëzve, Lojërat Olimpike kanë ngjallur shpresë dhe kanë frymëzuar për bashkim.” Nga ana e saj, skiatorja amerikane, fituese e medaljeve të arta në dy Lojëra Olimpike Dimërore, Mikaela Schiffrin, u shpreh: “Lojërat Olimpike Dimërore janë jo vetëm një takim sportiv, por më e rëndësishmja është që ato shfaqin frymën e bashkimit të botës. Ne ndiejmë miqësinë nëpërmjet sporteve.”
Pekini do të jetë qyteti i parë në botë që organizon si Lojërat Olimpike Verore, edhe Lojërat Olimpike Dimërore. Tani puna përgatitore për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit ka hyrë në fazën përfundimtare. Të 12 stadiumet e pallatet ku do të organizohen ndeshjet dhe garat kanë përfunduar së ndërtuari dhe plotësojnë të gjitha kushtet e zhvillimit të veprimtarive sportive në to, e po ashtu edhe fshatrat olimpike dhe qendra e medias janë vënë në funksionim. Nga tetori deri në fund të dhjetorit të vitit 2021, në 8 stadiume u zhvilluan 10 gara ndërkombëtare ku morën pjesë mbi 2000 sportistë të huaj. Të gjitha objektet e pajisjet janë gati.