Porta e hapjes nuk do të mbyllet, por do të hapet më tej. Ky është një premtim solem nga Kina për botën. Në katër vjetët e fundit, ndërtimi i portit të tregtisë së lirë të Hainan-it është një shembull i mbajtjes së këtij premtimi nga Kina, thotë Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një koment.
Porti i tregtisë së lirë është niveli më i lartë i hapjes në botën e sotme. Më 13 prill 2018, në Hainan filloi ndërtimi i portit të tregtisë së lirë. Gjatë katër vjetëve të fundit, me politikën e “tarifave zero”, ndërtimi i portit të tregtisë së lirë të Hainan-it ka qenë i frytshëm, duke dëshmuar vendosmërinë e Kinës për zgjerimin e hapjes dhe për të arritur përfitime të përbashkëta me mbarë botën.
Deri në vitin 2025 do të krijohet sistemi i politikave mbi tregtinë e lirë me fokus lehtësimin e tregtisë e të investimeve; deri në vitin 2035, ky sistem dhe mënyra e funksionimit të tij do të jenë më të
pjekur; dhe deri në mes të këtij shekulli, do të ndërtohet porti i tregtisë së lirë me ndikim të nivelit të lartë ndërkombëtar – kjo është një hartë e qartë për ndërtimin e portit të tregtisë së lirë të Hainan-it. Tani kanë nisur punët përgatitore për sistemin e posaçëm të taksave doganore dhe po shpejtohet ndërtimi i portit të tregtisë së lirë. Shumë media të huaja janë të mendimit që Hainan-i do të bëhet “Dubai Kinez”, duke i mundësuar të gjithë botës të ketë përfitime nga ky ishull.
Në fakt, bota është favorizuar tashmë nga ndërtimi i portit të tregtisë së lirë të Hainan-it në katër vjetët e fundit. Për shembull, politika e “tarifave zero” ka sjellë përfitime për shumë kompani.
Më 14 mars u zhdoganua në Haikou një kontingjent pajisjesh argëtimi të importuara, me vlerë 875 mijë euro, me ulje të taksave prej mbi 1.24 milionë juanësh. Ky është biznesi i parë pas zbatimit të politikës së “tarifave zero” për pajisjet e prodhimit në portin e tregtisë së lirë të Hainanit.
Kompania franceze “Schneider Electric” ka hapur biznesin e saj tregtar dhe logjistik në Hainan.
Nga fundi i marsit 2022, vlera e përgjithshme e mallrave të importuara sipas politikës së “tarifave zero” të portit të tregtisë së lirë të Hainan-it i tejkaloi 7 miliardë juanët, duke përfshirë produkte “det-tokë-ajër”, si anijet, jahtet, automjetet, avionët, materialet e prodhimit dhe pajisjet e prodhimit.
Krahas kësaj, nga lista më e shkurtër negative për investimet e huaja te lista e parë negative për tregtinë e shërbimeve ndërkufitare të Kinës dhe te politikat tatimore preferenciale shumë konkurruese, mjedisi i biznesit në portin e tregtisë së lirë të Hainan-it po përmirësohet vazhdimisht. Në katër vjetët e fundit, përdorimi real i investimeve të huaja në Hainan ka arritur një vlerë të përgjithshme prej 8.81 miliardë dollarësh, me një normë mesatare vjetore rritjeje prej 79.4 %, duke tërhequr investitorë nga 126 vende dhe rajone të botës.
Gjate vizitës së tij në ishull,presidenti kinez Xi Jinping u ndal krahas qendrave të mëdha ekonomike,që i kane sjellë një zhvillim mbresëlënës kësaj zone, edhe qendren e Lëshimit të Anijeve Kozmike të Wenchang-ut .
Wenchang-u është baza e lëshimit të raketave mbartëse të brezit të ri me forcë shtytëse të madhe dhe shërben si pararojë e hulumtimeve të Kinës në hapësirën e thellë.
Kjo qendër lëshimi duhet të vazhdojë të synojë për të qenë në frontin më të përparuar të zhvillimit të fluturimeve kozmike në botë dhe për të përmbushur kërkesat strategjike të industrisë hapësinore të Kinës, duke përmirësuar kapacitetin e përgjithshëm të vendit në lëshimin e anijeve kozmike, tha Xi.
Kina planifikon të përfundojë ndërtimin e stacionit të saj kozmik këtë vit. Anijet kozmike të mallrave “Tianzhou-4” dhe “Tianzhou-5”, si dhe modulet laboratorike “Wentian” dhe “Mengtian”, do të lëshohen nga qendra e Wenchang-ut.







