Çmenduri në Kinë! Përfundon autostrada 158 km e ndërtuar nga robotë Al

Projekti i asfaltimit te nje autostrade 158 kilometra u realizua në Kinë duke përdorur robotë ndërtimi të pajisur me sisteme Al dhe makineri autonome, pa praninë e punëtorëve në rrugë. Operacioni u zhvillua përmes shtrueseve të asfaltit dhe rulave robotikë që vepronin të sinkronizuar, ndërsa dronë monitoronin vazhdimisht cilesine e siperfaqes ne kohe reale.

Qendrat e kontrollit në distancë drejtuan të gjithë procesin permes sistemeve te pozicionimit me saktesi te lartë, duke perdorur algoritme Al për korrigjim trajektoresh, uniformitet materiali dhe verifikim cilësie.

Pajisjet kryen shtrimin dhe ngjeshjen e asfaltit pa ndërhyrje njerëzore direkte në kantier.

Projekti uli ndjeshem rrezikun per jeten e punétoréve, rriti standardin teknik të ndërtimit dhe tregoi se ndërtimi rrugor po kalon drejt modeleve te automatizuara, ku robotët me Al marrin përsipër punën fizike, ndërsa njerëzit mbeten në rolin e kontrollit dhe mbikëgyrjes teknike.