El Clasico ka filluar zjarr me tre gola që janë shënuar brenda 20 minutave.
Kylian Mbappe e ka hapur serinë e golave nga penalltia, pasi e fitoi vet atë duke u penguar në zonë nga portieri vendas.
Në minutën e pestë francezi shënoi për 0-1.
Vetëm nëntë minuta më vonë, Mbappe doli i vetëm përballë Sczesnyt dhe realizoi për 0-2.
Barcelona u rikthye në lojë në minutën e 19-të, kur realizoi Eric Garcia me kokë nga afërsia për 1-2.