Cllevio kërkon lirimin e Hashim Thaçit në këngën e re

Reperi i njohur nga Shqipëria, Cllevio Serbiano, ka vizituar së fundmi Kosovën.
Ai ka deklaruar për media se kjo është hera e parë që viziton Kosovën, ku ka shfrytëzuar mundësinë për të vizituar pjesët historike të vendit, shkruan lajmi.net.

Ai ka vizituar edhe Prekazin legjendar, duke parë nga afër Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Gjithashtu, Cllevio ka publikuar edhe një këngë të re të titulluar “44 Aventura”.

Në këngën e re, reperi flet edhe për vizitën e tij në Kosovë, ku ndër të tjerash thotë se ka ndjerë mungesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Vizitova Drenicën, preka legjendarin, bunkeri i UÇK-së, Adem Jashari, presidentja, homazhet, kurorën te varri, mungonte Hashim Thaçi, lironi kryetarin”, thotë ndër të tjerash Cllevio në këngën e re.

Kujtojmë se reperi kontravers jo rrallë herë ka shprehur mbështetjen e tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku gjatë vizitës në Kosovë ka publikuar edhe foto me Sami Lushtakun në Prekaz.