Clinton në Tiranë, Begaj: Shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës

Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur ardhjen në Shqipëri të ish-Presidentit të SHBA-së, Bill Clinton.

Begaj shprehet në një postim në rrjetet sociale se të gjithë shqiptarët i janë mirënjohës atij për atë që ka bërë për kombin tonë dhe në veçanti për Kosovën.

Presidenti i 42-të i SHBA-së Bill Clinton nisi këtë të hënë vizitën 2-ditore në Tiranë, pas ftesës së Kryeministrit Edi Rama në kuadër të festës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës./tvklan.al