Shkruan: Muhamer Pajaziti
Presidenti i serbisë, Aleksandar Vuçiq vështirë se do të mund të jetë i pranishëm më 7 qershor në Ohër, ku do të mbahet samiti i nismës “Ballkani i Hapur”. Ai pritet të takohet kokë më kokë diplomatin rus, Sergej Lavror, dora e djathtë e Putinit, që po zhvillon agresionin e pa parë në Ukrainë dhe që po kacafytet me botën perëndimore.
Një Zot e dinë se çfarë detyra do ti jep diplomati rus presidentit serb, i cili ditë më parë u betua me fjalët se: “do të ruaj të gjithë territorin e Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë integrale të saj…”
Pas këtij betimi, që nuk jep shenja pajtimi, çfarë ishte kjo ftesa e nikoqirit Dimitar Kovaçevski për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti? Duket si tallje!
Politikat eskpansionite të Vuciqit si dhe pretendimet territoriale, e kanë bërë “Ballkanin e Hapur” një nismë të vdekur të Kosovën dhe kështu duhej të ishte për çdo politikanë që synon vlerat e familjes evropiane.
Edhe kryeministri Edi Rama, i cili po luan rolin gjoja të Viktor Hugos, duhet ta kuptoj se nuk arrihet pajtimi dhe paqja me liderë sllavë, që akoma kanë ide të shfrenuara nacionaliste dhe që po armatosen çdo ditë për të zhvilluara luftra eskpansioniste.
Për ti evituar konfliktet e mundshme për të ardhmen, vërtetë nevjoiten përpjekje ambicioze për sa i përket bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, sidomos në dimensionin ekonomik, por jo me politikanë që i kanë duartë e përlyera me gjak shqiptari dhe nuk e marrin mundin as të kërkojnë falje për krimet ndaj shqiptarëve dhe popujve tjerë të rajonit.
Është faktë se tani në Ballkan duhet të ketë fushbeteja të tjera, sheshe të hapura për idetë siç thoshte, Victor Marie Hugo, e jo luftëra shkatërrimtare, por kjo mund të arrihet vetëm përmes Procesit të Berlinit, nismë e cila mbulon shumë iniciativa rajonale duke përfshirë edhe katër liritë themelorë të Tregut të BE-së.
Procesi i Berlinit që garantohet nga Gjermania, motori kryesor i Bashkimi Evropian mund ta ndihmoj rajonin që po ballafaqohet me një papunësi të madhe, migrim masiv dhe konteste të hapura që nuk diheh se si do të përfundojnë.
Vetëm përmes kësaj nisme mund të garantohet përparimi social, ekonomik, heqja e tarifave, heqja e doganave, përmirësimi i kushteve të jetesës dhe punësimit, përmirësimi i tregtisë, ruajtja e paqes dhe lirisë, më shumë stabilitet dhe marrëdhënie më të ngushta mes shteteve. (INA)




