Çka thoshte politikani gjerman për mundësinë e pezullimit të vizave për Kosovën?

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Gjermanisë, Michael Roth, gjatë vizitës që e ka pasur në Kosovë më 11 shtator, pati folur për masat e vendosura ndaj Kosovës dhe çështjes së liberalizimit të vizave.

Roth pati thënë se masat ndëshkuese që BE-ja i ka vendosur Kosovës janë të papranueshme, teksa e vlerësoi gati të pamundur mundësinë që të ketë pezullim të heqjes së vizave për kosovarët.

“I bindur jam se është koha për liberalizim vizash. Pezullimi I kësaj nuk është ide e mirë dhe e mençur. Nuk e di nëse kjo është çështje kundërthënëse mes dy qeverive. Jam falënderues ndaj kancelarit Olaf Scholz dhe ekstrermisht falënderues për presidentin francez Emmanuel Macron, që kanë marrë përgjegjësi e zotime personale për të zgjidhur problemet këtu në terren”, tha Roth në përgjigje për Klan Kosova.

Sipas një vendimi final të nënshkruar në Parlamentin Evropian në prill të këtij viti, shtetasit e Kosovës, do gëzojnë udhëtimin në Zonën Schengen pa viza nga 1 janari 2024.