Shkruan: Naser Pajaziti
BDI e përfundoi Kongresin e sotëm me një unitet të ndërtuar me fasadë stabiliteti rreth autoritetit të padiskutueshëm të Ali Ahmetit.
Megjithatë, ajo që doli nga ky kongres ishte më shumë mesazh vazhdimësie sesa ndryshimi. Me pak fjalë, u ruajt ajo që ekziston, por nuk u hap rrugë për diçka të re.
Mesazhi ishte i qartë: vazhdojmë si deri tani!
Ndryshimet në kryesinë e partisë ishin të vogla dhe më shumë kozmetike. Disa emra u ndërruan, disa u zhvendosën, por thelbi mbeti i njëjtë!
Në Kongres nuk u dëgjuan ide të reja, as përgjigje konkrete për pyetjen kryesore: çfarë do të bëjë ndryshe BDI pas kaq shumë vitesh në pushtet dhe sot si opozitë? Rezolutat u lexuan bukur, por mbetën fjalë të përgjithshme. Pa llogaridhënie, pa plane të qarta, pa afate,.
Në thelb, BDI sot duket e fortë nga brenda, por e lodhur politikisht.
Tërë ky zhvillim forcon bindjen se BDI më shumë po ruan status quo-në, sesa po mendon seriozisht për ndryshim!




