“Çka po bëhet me Rakiqin”? Ramush Haradinaj interesohet për kriminelin serb! Profesori vjen me detaje!

Këtë javë në Kuvendin e Kosovës, përsëri ishte zhvilluar një përplasje ndërmjet kryeminsitrit Albin Kurtit dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Kjo përplasje kishte ndodhur pas Haradinaj iu drejtua kryeministrit me fjalët “tregona çka po bëhet me Rakiqin tënd?”

E në replikën e tij, Kurti tha se nuk është radikal në karakter, por vetëm ka bërë veprime radikale në të kaluarën kur sipas tij, situata ishte shumë e rrezikshme për shtetin.

“Nuk e kuptoj se çfarë vlerë paska mos me qenë ‘good guy’. Kur është situata tejet e rrezikshme për shtetin kam bërë veprime radikale. Unë nuk jam radikal për nga karakteri, por nga situatat. Kur Kosova rrezikohet për shkëmbim territorial, Zajednica e ndarje, normalisht që jam radikal. Nëse e keni fjalën për atë”.

Për këtë përlasje ka reaguar prof. dr. Binak Maxharraj përmes një postimi në Facebook.

PËRPLASJA MES KURTIT E HARADINAJT NE KUVEND.

Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti kohën kalojnë duke u përplasë mes veti, me fyerje, sharje dhe piskamë nga më të ndryshmet.

Sa për shaka apo edhe përnjëmrndë kështu nisi përplasja mes Kurtit e Haradinajt në Kuvend:

Ramush Harajdinaj iu drejtua kryeministrit me fjalët “tregona çka po bëhet me Rakiqin tënd?

Albin Kurti, absulitikisht asgjë. Me Rakiqin nuk kam bërë asnjë koalicion siç keni bërë ju përpara, bile ti vetë je dalë e ke prit mbi tetë orë derisa të kethehet Rakiqi nga Beogradi ku ishte në konsultë me Vuçiqin për formimin e qeverisë Harajdinaj, sepse pa të s’ke mujtë me e luajtë as këmbën.

Kurse unë nuk dola me e prit se nuk jam në koalicion me të, ate aty se ku është e solli Kushtetuta e jo unë. Ai po rri qaty si qyqja në rrem.

Më në fund nga kurreshtja Albin Kurti e pyeti Ramush Harajdinaj se çka po bëhët me kriminelin Milan Radojçiq pasi që me të ke hangër e ke pi nëpër restorante, e kur kjo tu duk pak e ftove edhe në Kryeminstri për  kafe dhe e shtruat muhabetin.