Kosova shkon për herën e pestë në zgjedhje brenda një periudhe të shkurtër kohore, pasi mbrëmë nuk u arrit të zgjedhej presidenti i ri.
Kjo temë mjaft me rëndësi u diskutua në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Në studio panelistët folën edhe rreth asaj se çka nëse ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, nuk e shpall datën e zgjedhjeve.
Juristi Bardhyl Hasanpapaj, deklaroi se kjo do të përbente vepër penale.
“Është i qartë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Nëse nuk ka president brenda 34 ditësh, nuk ka nevojë kësaj radhe me nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendi, por direkt dekret për shpalljen e datës së zgjedhjeve”, deklaroi ai.
Sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen më së largu 45 ditë nga shpërbërja e Kuvendit.



