Kryenegociatori amerikan në Marrëveshtjen e Ohrit tXhems Perdju në vitin 2018 boton
librin e titulluar “ Paqëbërësit, Lidershipi amerikan dhe fundi I gjenocidit në Ballkan.” Ku
mes konflikteve tjera në vendet e Ballkanit perëndimor shkruan edhe për konfliktin e
vitit 2001 në Maqedoni. Më poshtë japim një pjesë të atyre kujtimeve.
NATO U ANGAZHUA (PËR BISEDA) ME UÇK-NË
Atë verë bisedimet në Maqedoni kishin dy pako plotësish të ndara dhe të dallueshme të
bisedimeve. Leotari dhe unë përfaqsonim BE-në dhe Shtetet e Bashkuara dhe
negocionim marrëveshtjen kombëtare për paqë midis liderëve të njohur politikë të
vendit. UÇK nuk ishte palë e drejtëpërdrejtë e këtyre bisedimeve
NATO mbante kontekte të ndara me gjeneralët e Armatës së Maqedonisë dhe
lidershipin e UÇK-së për të arritur dhe ruajtur ndërprerjen e zjarrit dhe përgjithsisht ta
ndalin hovin e luftimeve në fushëbeteja.
Diplomati halloandez Pieter Feith, i cili e udhëhoqi ekipin e NATO-s në Haraqinë do ti
negoconte ç’ armatosjen dhe kushtet e mundëshme të amnestisë me UÇK-në poqese
ishte arritur pajtim në nivel nacional për këtë gjë. Gjatë negociatave politike detyrë e
Feith ishte ta ndalë ose zvogloj përleshjen midis forcave qeveritare dhe UÇK-së..
Feith ishte në terren njeri i Sekretarit tl përgjithsëm të NATO-s Robertson . Zyrtarisht ai
ishte drejtor i stafit ndërkombëtar për operacionet e NATO-se dhe drejtor i NATO-s
forcave speciale ushtarake për Ballkan me seli në Bruksel.
Feith deshmoi se u bë një negocues i aftë dhe i guximshëm gjatë tërë verës.
Përpjtkja e Feith ishte e rëdësishme për arrijtjen e paqës por ai operonte në Shkup i
pavarur prej bisedimeve BE-SHBA .
Zyrtarisht ai i raportonte NATO-s dhe Sekretarit të përgjithshëm Robertson. Feith e
mbante të informuar presidentin Trajkovski në lidhje me bisedimet e tia me UÇK-në dhe
mbante kontakte joformale me Leotarin dhe me mua gjatë tërë korrikiut, gushtit dhe
shtatorit.
EKSPERTËT
Kur Trajkovski miratoi konceptin e një drafti ndërkombëtar, ekspertët ndërkombëtar
filluan ta përgatisin dokumentin që partitë duhet ta kishin në konsiderim.
Negociatat për paqë SHBA-BE u mbajtën në dy rrafshe: kryesorët (liderët e partive
politike-shënimi im) Leotari , unë dhe ekspertët. Te Leotar dhe unë (Pardew) ekspertë
ishin të gjithë ata në stafet tona që punonin për negociatat.Edhe partitë politike kyçen
gjithashtu ekspertë të cilët punuan në detajimin e drafteve dhe ishin të kyçur në fazën
fillestare të negociatave në shkallën e besueshme nën Trajkovskin dhe nën katër liderët
e partive politike. Secila parti politike maqedonase kishte grupine e vet të ekspertëve.
Disa ishin këshulltarë politikë,disa avokatë, disa ekspertë teknikë të fushave të
ndryshme gjatë diskutimit.
Leotar kishte stafin prej diplomatëve të rinj të shkëlqyer europian, dhe juristë. Fernando
Gentilini, diplomat profesional nga Italia i cili punonte në institucionete BE-së, një njeri i
Solanës i cili e informonte Solanën për zhvillimet. Arnaud Barthelemy nga Franca ishte
avokat me profesion dhe diplomat profesional, Axel Dittman, diplomat gjerman, Thomas
Markert, avokat gjerman nga Këshilli i Evropës i cili rrotullohej jashtë ekipit të
ekspertëve të Leotarit. Si edhe unë (Pardew) Leotari kishte oficer për marrëdhënie me
publikun dhe asistentë administrativë përveç asaj furnizohej me detaje sigurie nga
Armata Franceze.
Eksperti im ishte Laurel Mirell. Përndryshe unë isha fytyra e pjesmarrjes amerikane në
negociata. Miller ishte një forcë esenciale për negociata ndërkombëtare. Ajo kishte
nuhatje për detaje dhe e njihte rrezikun legal dhe mundësitë e gjuhës së marrëveshtjes
(dakordimit) Ajo menjëherë rrethohej nga homologët e BE-së dhe herët e fitoi
respektin e kolegëve të saj europian, maqedonas dhe shqiptarë.
Marrëveshtja e Ohrit është meritë e talentit të saj si një jurist ndërkombëtar dhe
përfaqsues i Shteteve të Bashkuara. Para negocimit në Maqedoni Miller ka marrë p
jesë në hartimin e Kushtetutës së Bosnjës në Dejton. Ajo ka qenë e involvuar
drejtëpërsëdrejti në Kushtetutën e re të Kosovës dhe ka pasë influencë në Kushtetutën
e Maqedonisë, kuptohet nëpërmjet Marrëveshtjes së Ohrit.. Unë mendoj se nuk ka
person me më tepër impakt në shumë kushtetuta nacionale në Ballkan se sa Laurel
Miller.
Ekipi profesional i BE-së dhe SHBA-së u bë një forcë e fuqishme gjatë bisedimeve.
Ekspertët nga BE-ja dhe SHBA-ja shpesh komunikonin me ekspertët në Bruksel,
Vashington dhe kryeqytetet e Kuintit kur paraqiteshin situata të reja, por në Shkup ata u
bashkuan në një ekip të unifikuar dhe punonin me një marrëveshtje të lartë të
autonomisë.
Ekspertët ndërkombëtarë gjithashtu udhëhiqnin me fazën e parë të bisedimeve me
homologët e tyre nga partitë polittike për të mbledhur pozicione konkurruese dhe ti
ndanjë dhe reduktojnë në më të rëndësishmet çështjet që duhet diskutuar me
negocuesit e parë. Në përgjithësi diskutimet mes ekspertëve ishin më të rëndësishmet
dhe pamundësonin kacafytjet verbane të diskutimeve midis negociatorëve kryesorë.
Shënim: i
Pjesë nga libri Paqëbërësit Lidershipi amerikan dhe fundi i gjenocidit në Ballkan
Të James Pardew kryenegociatori amerikan në Marrëveshtjen kornzë të Ohrit..
Ashtu sië më lartë shkruan Pardew partitë politike kanë pasur ekipet e tyre për hartimin
e drafteve të tyre.
Ekipi i PPD-së për hartimin e tekstit të negociatave ishte ky:
_Imer Imeri, kryetari,
-Aziz Pollozhani, nënkryetar
-Qemal Musliu, nënkryetar
-Abduladi Vejseli, nënkryetar
-Muhamed Halili, sekretar i përgjithshëm
-Naser Zyberi, ekspert
-Ismet Ramadani, deputet
Gjatë bisedimeve PPD dhe PDSH kanë dalur me platformë të përbashkët ku Xhevdet
Nasufi dhe Naser Zyberi kanë mbrojtur këtë platformë gjatë bisedimeve.
Bisedimet paraprake me ekspertët ndërkombëtarë janë mbajtur me Robert Badinter në
një sallë të Ambasadës së Francës me këtë përmbajtje Imer Imeri kryetar i PPD-së,
Muhamed Halili, sekretar i përgjithshëm i PPD-së, Naser Zyberi dhe Ismet Ramadani
kurse nga ana e PDSH Arben Xhaferi, kryetar dhe Menduh Thaçi, Zavendës kryetar.
Siç shifet edhe nga libri i Pardew Paul Williams nuk ka qenë pjesë e asnjë ekipi gjatë
harrimit të Marrëveshtjes së Ohrit.
Tekstin origjinal të librit(pa komentet) e përktheu Muhamed Halili