Reperi Getinjo arriti që të ketë mjaftë sukses nga BigBrotherVIPKosova, pavarësisht se ai zgjodhi që ta lë në gjysmë këtë rrugëtim duke e braktisur shtëpinë.
Pas kësaj në disa raste është thënë se Getinjo kishte vendosur që të qëndrojë larg rrjeteve sociale, për shkak se nuk ndjehej mirë.
Madje u raportua edhe për një ndarje të mundshme me Vivien, por që rezultoi gabim.
Duke lënë të gjitha këto anash, Getinjo vendosi që t’i bëjë vetes një super-dhuratë apo thënë qartë një super-makinë luksoze, transmeton lajmi.net.
Ai prezantoi veturën e tij të re të markës Mercedes-Brabus 500, një makinë tejet e bukur.
Vlera e makinës thuhet se arrin mbi 100 mijë euro./Lajmi.net/




