Çka i mësoj ‘Kurani’ Naser Rafunes?

Naser Rafuna është aktori i mirënjohur kosovar, që depërtoj në botën e aktrimit përmes serialit “3 gjermant e trash”, e më pas u pa në shumë projekte të tjera.

Aktori, që dikur ishte pjesë edhe e “Kafeneja Jonë”, tani është kryefjala e serialit “Çka ka shpija”, mjaft i ndjekur nga publiku kosovar.

Rafuna, është edhe besimtar i devotshëm dhe lexues i denjë i Librit të Shenjtë. Ja çka thotë ai për Kuranin.

“Lexoj shumë libra dhe e kam tejkaluar numrin katër shifror të lexuarit të tyre. Ndërsa Libri që të len përshtypje më shumë është padyshim Kurani. Unë para se të lexoj Kuranin kam lexuar mjaft BestSellera të autorëve të ndryshëm të mëdhenj botërorë. Dihet çka është i ardhur nga qielli e çka nga imagjinata dhe inspirimi, duke pasur motiv vetëm perceptimin, imagjinatën dhe motivin autori”, ka thënë Rafuna, transmeton “Kosovarja”.