Çka duhet të dimë rreth edukatës

Shkruan: Xheladin Murati

Edukata është kudo.Edhe nëse nuk mund ta perceptoni drejtpërdrejt ka shumë të ngjarë që në gjithçka, ta gjesh.Ajo është si kripa që përdoret në gjellëra.Çfarë mund të bëhet nëse edukata nuk funksionon ashtu siç pritet?Duhet analizë dhe qetësim të ndjenjës me qëllim që njeriu mos të largohet nga vetja, mos të shpërqëndrohet nga synimet e edukatës.
1.Premisat
1.Edukata jep gëzim dhe shpresë, ajo ka forcë.
2.Edukata kërkon zbatim të moderuar.
3.Përsosmëria e edukatës është të jesh në gjendje të durosh të paedukatin.
4.Gjatë edukimit ndodhin dështime apo gabime.
5.Edukata është burrim paqeje e prosperiteti.
6.Ai që ka edukatë, heshtë. I paedukati gërmon dhe bërtetë.
2.Qasjet dhe aspektet
Edukata ka pësuar ndryshime, ka evoluar, është transformuar në proces qenësor demokratik e shoqëror.Prandaj ka shumë arsye që për edukatën të kujdesemi, t’i bartim vlerat e saj dhe ta afirmojmë në shoqëri, në teori dhe në praktikë.
Cilat mund të jenë elementet themelore, të cilat edukatori duhet t’i fiksojë e t’i marrë në konsideratë? Ai duhet të fiksoj disa sish:
1.Çdo gjë edukon por edukta nuk është e gjithëfuqishme
Edukata është si kripa, në çdo vend e situatë mund ta gjesh sikurse kripa që është në çdo gjellë.Edukata është një burim bukurie, paqeje dhe prosperiteti.Edukata është punë bukurie, ajo e mban bukurinë e njeriut.
Për të kuptuar, shpjeguar dhe interpretuar përmbajtjen, karakterin dhe synimet e saj duhet që edukatori të depërtojë në fshehtësitë e saj.
Koncepti çdo gjë edukon njihet me emrin pan pedagogji. Përshembull, edhe pandemia Covid-19 edukon sepse e zhvilloi durimin, përgjegjësinë, ndërgegjësimin, disiplinën për sjelle në kushte të pandemisë.
Edukata rrezaton më gjerë në jetën e shoqërisë, duke i dhënë asaj një fizionomi të qytetëruar. Edukoni! Sepse është bukur të edukosh njeri.
2.Forca e edukatës qëndron në shembullin pozitiv në besimin dhe vetëbesimin
Edukata i lartëson njerëzit, u mundëson atyre të jetojnë një jetë me rregulla.Këtu qëndron forca e saj.Forca e edukimit rritet me punën edukative, prandaj është e nevojshme trajnimi dhe zhvillimi profesional i edukatorëve për ta rruajtur forcën e edukimit.
Forca e edukatës mbështetet në shembullin pozitiv të prindit, edukatorit, mësuesit e të shokëve. Shebulli në edukim vlen më shumë se fjala. Është e nevojshme të bëhen përpjekje për të lartësuar shembujt pozitiv që reflektojnë në ndërtimin e vlerave edukative, humane e njerëzore dhe për të anashkaluar shembujt negativ që përbuzin vlerat edukative dhe afirmojnë paedukatën.
Edukata si qëllim, forcë, përmbajtje, mision dhe funksion, nuk ka afat skadimi.
3.Pa edukatë, nuk do të kishte jeta vlerë
Arsyeja pse duhet të edukojmë është sepse njeriu ka nevojë për sjellje të mirë, ka nevojë që të funksionojë në shoqëri mbi bazë të rregullave, parimeve dhe kërkesave të caktuara. Si të gjitha proceset edhe edukata duhet të zbatohet në mënyrë të moderuar.Edukata e bënë dallimin.
4.Edukata e mirë asnjëherë nuk është e tepërt
Njeriu ka nevojë shumë për edukatë, dhe ajo nuk është asnjëherë e tepërt.Por në këtë proces duhet të jemi të matur.Duhet ta kuptojmë më qartë dinamikën e ndryshimeve të edukatës dhe të trajtojmë konkretisht zhvillimin dhe vizionet e reja që kap e zbulon edukatën në jetën shoqërore.
Edukata e mirë kërkon rend, dije dhe aftësi. Edukata e vërtetë varet nga lartësimi i dijeve, veprimi sipas tyre, shembulli i mirë dhe durimi.
Edukata e bën njeriun më të zgjuar.Sepse me edukatë njeriu funksionon në shoqëri me elegancë.Ajo zgjon kërshërinë për sjellje, korrektësi, inspirim dhe aspirim.
Edukata me kalimin e kohës mund t’i rrisë aftësitë për t’i kontrolluar edhe ndjenjat.
5.Dimensionet e edukatës
Edukata paraqet një përzierje vlerash të komponuara në dimensione të saj. Dimensionet e edukatës janë: edukata intelektuale, morale, estetike, fizike, punuese, sociale-emocionale.
Edukata mund të ndryshojë në varësi të kushteve e rrethanave dhe të vendit ku realizohet, si dhe ka metoda të ndryshme edukimi. Shumëllojshmëria dhe veprimet e edukatës pothuaj se janë të pafund sepse secili mund të edukojë, por thelbi, fryma, qasja, qëllimi, cilësia mund të jenë të ndryshme.
6.Ka përkufizime të ndryshme për edukatën
Gjithnjë dëgjohet edukata e mirë, edukata e keqe.Kjo ndoshta për shkak se si e kuptojmë edukatën. Në librin tim Pedagogjia e përgjithshme, botim i tretë i plotësuar, 2004, i shtroj dhe argumentoj qëllimet e edukatës, sidomos nga niveli dhe formimi i vlerave njerëzore.
Edukata është proces që përfshin tërësi ndjenjash e vlerash që krijojnë mirëqenie, harmoni e gëzim pak a shumë të gjatë në jetën e njeriut.
Kur mendoni për edukatën ndoshta mendoni për fëmijët, apo jo? Mendoj se edukata përfshin njeriun në tërësinë e tij dhe ajo mund të quhet edukologji. Në thelb të këtij zëvendësimi qëndron koncepti i edukatës dhe ndërtimit të shkencës, natyra dhe konstruksioni i saj, modelet strukturore që e përbëjnë atë.
7.Edukata ka fazat e të mësuarit
Fillimisht fëmijën fillojmë ta mbrojmë, ta shtyjmë atë përpara dhe ta kuptojmë fëmijën në mendje dhe më pas nis edukimi. Nëse themeli i edukatës nuk është ndërtuar mbi sinqeritetin, ajo shpejtë do të dështojë.
I paedukuri urren edukatën dhe largohet nga procesi i të mësuarit.
8.Shtylla e formimit të njeriut është edukata, misioni dhe qëllimi i saj
Edukimi është një vepër e madhe, edukimi i jep njeriut vitalitet, mirësi dhe aftësi zhvillimore, ajo është forcë.Nëpërmes saj barten vlerat pozitive njerëzore dhe shoqërore.
Edukata ka një mision të madh e qenësor, por në shumë vende misioni i saj ndryshon. Në ditët e sotme edukata dhe të mësuarit kërkohen. Misioni i edukatës qëndron në forcën e saj: të zhvillojë potencialet intelektuale dhe kapacitetin punues.
Qëllimi edukatës është ndryshimi dhe mirëqenia e individit.Kjo mund të ndodhë nëse mbetemi në pikat optimale të edukimit.
9.Zbatimi i edukatës në praktikë
Kur flasim për edukatën mendojmë në një faktor që është i rëndësishëm për njeriun si kripa, ushqimi, uji.Por, edukata nuk identifikohet me këto.Rezulton se edukata zbatohet në praktikë dhe synon socializimin e njeriut, ngritjen e tij dhe përsosjen.
Të vërtetat dhe vlerat edukative që arrihen nëpërmjet kërkimit pedagogjik janë shkencore dhe ato kur zbatohen në praktikë verifikohen dhe plotësohen.
10.Edukata është gjithnjë në përparim
Edukata ka tolerancë për dështimet apo gabimet që bën fëmija, por lufton që mos përsëriten dështimet.Sot edukata nuk ka karakter luftarak dhe shkatërrues.Përkundrazi ka funksion ndërtues.
Edukimi i mirë mund t’i thyej paragjykimet dhe t’i ndryshoj normat dhe sjelljet në format e ndryshme, aty ku fëmijët rriten nën kulturën e respektit midis njëri-tjetrit dhe në frymën e bashkëpunimit.
11. Avantazhet dhe disavantazhet e edukatës në jetën e njeriut?
Mund të themi se disavantazhet nuk ekzistojnë sepse edukata nuk ka asnjë kufizim në atë që ne e quajmë emocion dhe vlerë edukative. Në këtë kuptim ambicia e edukatës nuk ka një pike ndalimi. Ajo gjithnjë është në avnatazh, jep gëzim dhe shpresë.
Edukata të aftëson të jetosh.
Përvoja të mëson si të jetosh.
Kriza të mëson të zgjedhësh modelet e edukatës për t’iu përshtatur jetës.
12.Edukata dhe teknologjia
Edukata në kohën e teknologjisë e ka humbur qëllimin themelor të saj – formimin e vlerave të mirëfillta njerëzore.Ndikimet e teknologjisë në edukim janë të shumta dhe të ndryshme.Përmbajtjen parësore të edukatës teknologjia e ka deformuar.
Teknologjia ka ndikuar që edukata ta humb kuptimin themelor shprehimisht përzgjedhës dhe diskriminues.
Secili prej këtyre arsyetimeve mbështetet në teori dhe në praktikën pedagogjike, në vëzhgime dhe përceptime.Në tërësi këto shpjegime plotësojnë spektrin e faktorëve, situatave apo ndikimeve edukative që e përcaktojnë misionin, qëllimin, rolin dhe funksionin e edukatës.
3.Përfundim
Edukata e vërtetë është një çështje universale dhe është një përmbledhje vlerash.Ajo përcjell mirësinë tek njerëzit.Është proces dhe faktor i përsosur i edukatorëve për formimin e vlerave dhe fizionomisë njerëzore.
Edukata ka pozitivisht ambicie për ardhmërinë e sigurt, kurse edukatori ëndërron dhe dëshiron të jetë lojtar i mirë i edukimit.
Po shtohet përherë e më shumë interesimi për edukatën dhe për metodat dhe teknikat e edukimit, gjë kjo që hap rrugën për perspektiva të tjera të edukimit dhe për kultivimin e vlerave edukative dhe humaniste.