Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në Facebook pas miratimit të rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të Luftës në Kosovë.
Ajo shprehu falënderimin për deputetët që mbështetën këtë rezolutë, duke vënë në pah rëndësinë e unitetit kur bëhet fjalë për historinë dhe sakrificën e popullit shqiptar, shkruan Klankosova.tv
Çitaku theksoi se ky vendim duhet të shërbejë si një standard për çdo trajtim të së vërtetës historike.
Deputetja gjithashtu dënoi ekspozitën e fundit në shesh dhe paralajmëroi që kjo duhet të jetë hera e fundit që tentohen të tjetërsohen faktet e luftës dhe sakrifica e popullit të Kosovës. / Klankosova.tv


