Cipras pozitiv me Covid-19

Lideri i partisë opozitare greke SYRIZA, Aleksis Cipras, përmes rrjeteve sociale, kumtoi se është pozitiv me Kovid-19, ndërsa kryeministri grek, Kiriakos Micotakis i dëshiroi shërim të shpejtë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Cipras, i cili nga mesi i nëntorit e mori edhe dozën “buster”, përmes “Tuiterit” sot kumtoi se gjatë testimit preventiv molekular mbrëmë ka marrë rezultat pozitiv, ndërsa partnerja e tij Beti dhe dy fëmijët janë negativë.

“Tani për tani kam simptoma të lehtë dhe shpresoj se së shpejti do të jem shëndosh”, shkroi Cipras në “Tuiter”.

Kryeministri grek, gjithashtu përmes “Tuiterit”, i dëshiroi Ciprasit rikuperim të shpejtë.

“Duke pasur parasysh se e ka marrë edhe dozën buster të vaksinës, jam i sigurt se do të jetë mirë”, shkroi Micotakis.